Posto punë

Ballina / Punët / Sales Manager

Sales Manager

Albgroup

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni

: Menaxher Shitjesh

Funksionet Bazë dhe Qëllimi i Përgjegjësive:

Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së departamentit të shitjeve.

Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, udhëheq, organizon dhe kontrollon stafin, si dhe bashkëpunon ngushtë me ta për realizimin e objektivave të kompanisë.

Gjithashtu, është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Krijon strategji për rritjen e shitjes.
  • Kontrollon dhe ndjek procedurat e punës së stafit për të siguruar shërbim cilësor, mikpritës dhe të kënaqshëm për klientin.
  • Kryen studim tregu mbi çmimet dhe konkurrencën.
  • Planifikon, drejton, organizon dhe monitoron stafin.
  • Implementon me sukses strategjinë e shitjes.
  • Në bashkëpunim me Administratorin përcakton objektivat dhe strategjinë e marketingut.
  • Monitoron ekzekutimin e planeve për realizimin e objektivave.
  • Mbështet dhe orienton stafin gjatë përmbushjes së detyrave ditore.
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët, duke zgjeruar portofolin.
  • Përgatit ofertat dhe ndjek procesin e shitjes.
  • Kryen trajnime të stafit për komunikimin dhe sjelljen me klientët.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit.

Kërkesat e Edukimit dhe Kualifikimit

  • Studime të larta në Menaxhim & Marketing.

  • Aftësi të mira organizative dhe negociuese.

  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office

    .

  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.

  • Kualifikim i përshtatshëm me pozicionin.

  • Aftësi bashkëpunimi dhe etikë profesionale në marrëdhënie me kolegët.

Cfarë ofron Albgroup:

  • Mundësi për zhvillim profesional brenda një grupi biznesesh ne disa sektorë.
  • Ambient modern, bashkëpunues dhe mbështetës pune.
  • Pjesëmarrje në evente dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë.
  • Përfitime të tjera në përputhje me politikat e kompanisë.

Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email:  hr@albgroup.al

Tel: +355 67 401 0031

*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-albgroup-4353755866

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme