Posto punë

Ballina / Punët / Reservation Coordinator

Reservation Coordinator

Albania Tour Operator Albania DMC

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania: Balkan Tour Operator

Vendi i punës: Tiranë

Orari: 08:30 – 17:00 (E Hënë – E Premte)

Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës

Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime

Përshkrimi i pozicionit:​

Kërkojmë një Koordinator Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht.

Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale.

Detyrat kryesore:​

  • Menaxhimi i rezervimeve me hotele, restorante, transportues dhe guida lokale.
  • Përgatitja dhe përditësimi i listave operative dhe itinerareve të konfirmuara.
  • Ndjekja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për konfirmime dhe kërkesa specifike.
  • Koordinimi me departamentin e shitjeve dhe të financës për zbatimin korrekt të çdo turi.
  • Kontrolli i detajeve logjistike dhe menaxhimi i ndryshimeve në kohë reale.

Kërkesat:​

  • Eksperiencë e mëparshme në tour operator ose agjenci udhëtimesh (minimumi 1–2 vite).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjisht, italisht ose gjermanisht janë avantazh).
  • Aftësi të forta organizative dhe kujdes maksimal ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Njohje e mirë e MS Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi për të menaxhuar presionin dhe respektuar afatet.

Çfarë ofrohet:​

  • Punë afatgjatë në një kompani lider në turizmin ballkanik.
  • Trajnime profesionale dhe mundësi reale për zhvillim karriere (drejt roleve në Sales ose Operations Management).
  • Mjedis pune dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtar.
  • Pagë konkurruese + bonuse performance.

 Aplikimet:

Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: info@ahg.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/reservation-coordinator-at-albania-tour-operator-albania-dmc-4354054386

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme