Përshkrimi
Lea Business Consulting,
në emër të klientit Bene Assicurazioni Tirana Branch kërkon të punësojë:
Quality Assurance Specialist (Junior)
Përshkrimi i rolit
Kandidati do të ketë për detyrë të verifikojë aplikacionet software për të siguruar që ndryshimet e realizuara nga ekipi i zhvillimit përputhen me specifikimet e përcaktuara dhe të komunikuara. Gjithashtu, kandidati do të identifikojë gabime funksionale dhe do të verifikojë ato të raportuara nga përdoruesit e aplikacioneve.
Roli kërkon aftësi analitike, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, pasi kandidati duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë analizat funksionale dhe kërkesat e përcaktuara për ekipin e zhvillimit, me qëllim testimin korrekt të zbatimit të tyre.
Përgjegjësitë kryesore:
- Verifikimi i funksionalitetit të aplikacioneve software
- Identifikimi i gabimeve në funksionimin e aplikacioneve software
- Raportimi i ndryshimeve/gabimeve dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse
- Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe dokumentimi i proceseve
Kërkesat:
-
Gjuhë italiane – nivel B2
-
Gjuhë angleze – nivel B1–B2
-
Njohuri bazë në IT
(sisteme operative, logjikë teknike)
-
Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
-
Organizim dhe menaxhim i mirë i informacionit
-
Aftësi shumë të mira komunikimi
-
Njohuri mbi procedurat e sektorit të sigurimeve – e vlerësuar
-
Njohuri në Excel, SQL dhe analiza të të dhënave
– e vlerësuar
-
Njohuri të gjuhës SQL
– e vlerësuar
Çfarë ofrojmë:
-
Trajnim i strukturuar për rolin e Quality Assurance, me mundësi zhvillimi edhe jashtë vendit
-
Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë
-
Ambient pune modern dhe bashkëpunues
-
Paga: Paga bazë + bonus variabël në bazë të performancës
-
Punë në zyrë (in-person)
-
Orari: 09:00 – 18:00
(1 orë pushim), nga e hëna në të premte
Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde dhe të fitosh njohuri dërgo CV-në në: hr@leaconsulting.al
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027