Posto punë

Ballina / Punët / Procurement Specialist

Procurement Specialist

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin:  Specialist/e për prokurimet publike.

Detyrat:

  • Të mbajë të azhornuara dhe të sistemuara të gjitha dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në tenderat publikë
  • Të shtojë staf, mjete, licenca që janë të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera publikë, duke bashkëpunuar me sektorët e tjerë.
  • Të marrë pjesë në tenderat publike që do të përzgjidhen nga drejtimi për të marrë pjesë.
  • Të kontrollojë dhe filtrojë sipas filtrave të përcaktuar të gjitha procedurat që shpallen në të gjitha faqet e publikimit të punëve në ndërtim, duke përfshirë faqet e organizatave ndërkombëtare etj.
  • Të përgatisë ankesat, kërkesat për sqarime, dhe të gjitha dokumentat e tjerë të nevojshëm për cdo procedurë prokurimi ku do të meret pjesë.
  • Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinion ligjor dhe procesin administrativ, në të gjitha cështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave publike.
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
  • Të përfaqësoj shoqërinë pranë insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor, ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritete shtetërore për cështje të caktuar ligjore të projektit përkatës.
  • Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi.
  • Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqëritë e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar, teknik dhe ligjor.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik dhe të ketë mbi 1 vit eksperience pune në këtë fushë.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marë iniciativë.
  • Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
  • Të ketë nivel të mirë të anglishtes.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-rekrutime-agikons-4388063741

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 24/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme