Përshkrimi
Pozicioni : Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore
Divizioni: Retail
Kualifikimi i kërkuar:
· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të
;
· Mbi pesë vite përvojë në sektorin financiar/bankar në detyra të lidhura me kërkesat e pozicionit;
· Përvojë e provuar në udhëheqjen e ekipeve dhe nismave strategjike;
· Njohuri të plota të produkteve të kreditimit, proceseve të kredisë, mjedisit rregullator dhe dinamikave të tregut;
· Aftësi në analizë financiare, menaxhim projektesh dhe procesesh;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe menaxhim të palëve të interesuara;
· Aftësi të forta analitike dhe mendim strategjik;
· Lidership vizionar me qasje të orientuar drejt rezultateve
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
:
Zhvillimi dhe Menaxhimi i Produkteve
· Zhvillon dhe mirëmban një gamë të produkteve te kredive konsumatore për të gjitha segmentet e klientëve individualë që te përmbushe nevojat e tyre dhe objektivat e Bankës;
· Analizon trendet e tregut, nevojat e klientëve dhe praktikat më të mira për të identifikuar mundësi rritjeje;
· Përgatit dizenjimin dhe implementimin si edhe monitoron performancën e të gjitha produkteve të kredive konsumatore për individë;
· Rishikon produktet ekzistuese për të rritur efikasitetin dhe për të maksimizuar perfitueshmërinë;
· Menaxhon strategjitë e normave te interesit dhe komisioneve, ciklin e jetës së produktit dhe fushatat promocionale.
Zhvillimi dhe Menaxhimi i Proceseve
· Udhëheq iniciativa për të thjeshtuar dhe automatizuar proceset e kreditimit dhe prezanton e implementon praktikat më të mira;
· Monitoron dhe vlerëson vazhdimisht proceset e kreditimit për të identifikuar pikat problematike dhe për të ndërmarrë veprime për përmirësim, me synim reduktimin e kohës së përpunimit dhe përmirësimin e përvojës së klientit;
· Monitoron KPI-të e kohës së përpunimit dhe raporton rregullisht mbi efektivitetin e procesit, duke propozuar metoda përmirësimi.
Qeverisja dhe Përputhshmëria
· Siguron që të gjitha produktet dhe proceset të jenë në përputhje me kërkesat rregullatore dhe politikat e brendshme;
· Bashkëpunon me ekipet e riskut, ligjore dhe përputhshmërisë për të siguruar kontroll dhe përputhshmëri te plotë;
· Analizon dhe zbaton ndryshimet rregullatore që ndikojnë në veçoritë e produkteve si dhe transparencën e dokumenteve dhe informacionit;
· Mbikëqyr përgjigjet ndaj auditimeve dhe siguron zbatimin e veprimeve korrigjuese.
Menaxhimi i bashkepunimit me departamentet e tjera
· Bashkëpunon me departamentet e brendshme si Shitjet, Marketingu, Projektet, IT, Risku etj. për të siguruar respektimin e kritereve te Riskut, implementimin e duhur të produktit në sistem, promocionin e produkteve dhe krijimin e fushatave specifike apo strategjisë promocionale.
· Punon ngushtë me rrjetin e degëve dhe kanalet e shpërndarjes për të siguruar që produktet e kredive konsumatore të shiten në përputhje me objektivat e biznesit dhe që njohuritë për produktet të jenë në nivel të kenaqshëm;
· Përgjegjës për raportime të rregullta ne Grup për zhvillimin e produkteve dhe proceseve konsumatore.
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 9 Korrik 2026
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 03/07/2026 · Skadon 19/01/2027