Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, SEKRETARE MËSIMORE,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, SEKRETARE MËSIMORE,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.177 prot, datë 03. 11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, “ Personel ndihmës akademik me karakter administrativ, Sekretare Mësimore ,” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme Kandidatët konkurrentë për vendin e punës, “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ, Sekretare Mësimore,” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.

Kritere Preferenciale

  • Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor”.
  • Të ketë eksperience pune mbi 3 vjet.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (Word, Excel)
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), gjuha angleze përbën avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qenë i punësuar);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve kompjuterike.
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

8 November, 2021 |

Previous

NJOFTIM PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS 2 (DY) VENDE, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, SEKRETARE MËSIMORE,” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PUNËSIMI PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “DREJTOR I DREJTORISË EKONOMIKE” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-pun%C3%ABsimi-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cpersonel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-karakter-administrativ-sekretare-m%C3%ABsimore-%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397485424

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme