Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 48 prot, datë 06.04.2023 “ Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e lirë të punës “Specialist (Rektori)”, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar pranë Rektoratit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë si më poshtë vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptar dhe të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë marrë masa disiplinore e pushimit nga puna;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë eksperiencë pune.

Kritere Preferenciale

  • Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta;
  • Preferohet zotërimi i gjuhës Angleze;
  • Të ketë arsimin, trajnime apo përvojë pune në fushën e asistentes.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi të punuarit në grup.

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentacionin (të inventarizuar) si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV), preferohet të jetë sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e certifikatës të programit/ paketës Microsoft Office;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim/Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar) në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

18 April, 2023 |

Previous

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cspecialist-rektori-%E2%80%9D-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-pran%C3%AB-rektoratit-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402262460

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme