Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS ADMINISTRATOR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS ADMINISTRATOR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kandidatët Për Pozicionin e Punës “Administrator i Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë” Duhet Të Plotësojnë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin Nr.4, datë 14.01.2021 të Bordit të Administrimit “Për shpalljen e konkursit për pozicionin e punës Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, dhe miratimin e kritereve dhe dokumentacionit të punësimit” , si dhe në urdhrin e Administratorit nr. 9, datë 26.01.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si më poshtë vijon:

Kriteret

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale per vendin e punës per të cilin konkurron;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 7 (shtatë) vjet në këto fusha;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

Dokumentacioni Që Duhet Të Shoqërojë Kerkesën

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit ;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sekretarinë e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës 371, 1005-Tiranë);

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes së konkurrimit nga APP.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën: info@umed.edu.al

Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 01.02.2021- 15.02.2021 (15 ditë). 1 February, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR PUNËSIM PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE DHE PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST NË DEGËN E FINANCËS.”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-administrator-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397480677

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme