Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Kirurgjise, Shërbimi i Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike, në Fakultetin e Mjekësisë.

  • Kriteret

Kritere Të Përgjithshme Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësise ,dega ‘’Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit.;
  • Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë).;
  • Të ketë shtetësi shqiptare;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht,Frengjisht.Gjermanisht.Italisht,Spanjisht);
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

Kritere Specifike

  • Të disponoje diploma të nivelit të tretë të studimeve mjekësore.
  • Të ketë eksperiencë pune si Toksikolog Klinik mbi 15 vite.
  • Te kete experience mesimdhenie ne lenden e Adiktologjise dhe Toksikologjise Klinike.
  • Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë.

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë që kane marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe shkencore në fushën e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike;
  • Preferohen kanditatë me dy ose me shumë gjuhë të huaja;
  • Preferohen kandidatë që e njohin mirë shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike;
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombetare në Adiktologji dhe Toksikologji.

Dokumentacioni i kërkuar Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune) Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

21 December, 2020 |

Previous

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE" NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-vend-pune-%E2%80%9Cpersonel-akademik%E2%80%9D-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397479752

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme