Përshkrimi
Je 24-35 vjeç, të pëlqen të udhëtosh, ke patentë makine dhe flet mirë anglisht? Një nga brendet më të njohura ndërkombëtare të pajisjeve shtëpiake (White Appliances) po kërkon një Merchandiser Regional për të mbuluar tregun e Shqipërisë dhe Kosovës!
Nëse dëshiron të përfaqësosh një lider global dhe të menaxhosh vetë lëvizjet e tua mes Tiranës, Prishtinës dhe qyteteve kryesore, bëhu gati për hapin e radhës në karrierë.
Detyrat
- Imazhi i Brendit: Do të vizitosh pikat kryesore të shitjes (POS) në të dyja vendet sipas një plani të organizuar.
- Kujdesi për Produktin: Do të sigurohesh që produktet tona të duken perfekte në dyqane (vendosja e duhur, pastërtia, materialet e marketingut dhe çmimet korrekte).
- Trajnues dhe Bashkëpunëtor: Do të krijosh marrëdhënie të shkëlqyera me menaxherët e dyqaneve dhe do të trajnosh stafin e shitjeve për risitë e fundit të produkteve.
- Raportim i thjeshtë: Do të mbash shënime për ecurinë e dyqaneve dhe do të bësh raportimet mujore (në anglisht).
Kualifikimet
- Patentë makine (dhe dëshirë për të udhëtuar nëpër rajon).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (për raportimet mujore).
- Aftësi shumë të mira komunikimi- të të pëlqejë të krijosh kontakte të reja me njerëzit.
- Energji, vëmendje ndaj detajeve dhe dëshirë për të punuar me standarde të larta.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/merchandiser-regional-at-asel-albania-4439229733
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 17/07/2026 · Skadon 19/01/2027