Përshkrimi
Agikons sh.p.k , me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar, njihet për standarde të larta cilësie dhe profesionalizmi. Si pjesë e grupit Agikons, S&D Invest sh.a operon mbi të njëjtat vlera dhe, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kërkon të punësojë:
🔹 Pozicioni:
Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave
📍 Departamenti: Shërbime Teknike & Operacionale
📌 Raporton tek: Administratori i Përgjithshëm
👥 Nën mbikëqyrje: Sektori i Mirëmbajtjes & Sektori i Gjelbërimit
🎯 Qëllimi i pozicionit:
Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar cilësi, efikasitet operacional dhe përputhje me standardet teknike dhe ligjore, si dhe analizimin dhe zhvillimin e shërbimeve për rritje të të ardhurave.
✅ Përgjegjësi Kryesore
- Menaxhimi i mirëmbajtjes teknike dhe ndërhyrjeve emergjente
- Planifikimi dhe kontrolli i punëve të gjelbërimit
- Evidentimi, analiza dhe raportimi periodik i proceseve me grafiqe
- Menaxhimi i inventarit, pajisjeve dhe furnizimeve
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe legjislacionit në fuqi
- Analizë financiare dhe zhvillim shërbimesh të reja në bashkëpunim me ekipet përkatëse
🎓 Kualifikime të Kërkuara
- Diplomë e lartë në Inxhinieri (Ndërtimi, Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme)
- Minimum 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ
- Njohuri të forta teknike dhe analitike
- Aftësi menaxheriale dhe komunikimi
- Njohuri shumë të mira në Excel dhe mjete raportimi
Shënime:
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj!
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 28/01/2026 · Skadon 19/01/2027