Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher/e ne Showroom

Menaxher/e ne Showroom

JOVEX Light

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

SHOWROOM MANAGER – JOVEX LIGHT

Jovex Light , pjesë e Smart Home Albania, kërkon të bëjë pjesë të ekipit një Showroom Manager energjik/e dhe me përvojë, që do të kujdeset për menaxhimin e përditshëm të showroom-it dhe për t’i ofruar klientëve një eksperiencë unike në botën e ndriçimit dhe teknologjisë inteligjente.

Jovex Light është brandi i ndriçimit që bashkon dizajnin modern me teknologjinë inteligjente, duke ofruar zgjidhje inovative për ndriçimin e ambienteve rezidenciale dhe komerciale. Si pjesë e Smart Home Albania, Jovex Light përfaqëson standardet më të larta në cilësi, stil dhe përvojë klienti.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon operacionet e përditshme të showroom-it dhe kujdeset për paraqitjen profesionale të ekspozitës.
  • Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientët duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve.
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve dhe arkitektët për të ndërtuar zgjidhje ndriçimi sipas projekteve.
  • Koordinon aktivitetet promovuese dhe eventet në showroom.
  • Ndjek performancën e shitjeve dhe përgatit raportet mujore për menaxhmentin.
  • Trajnon dhe mbështet stafin e showroom-it për të siguruar standarde të larta shërbimi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë të mëparshme në menaxhim showroom-i, shitje ose sektorin e ndriçimit/interierit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Orientim ndaj klientit dhe kujdes maksimal për detajet vizuale.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese.
  • Njohuri bazë mbi produktet e ndriçimit apo sistemet Smart Home përbëjnë avantazh.

Apliko tani: info@jovex.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-ne-showroom-at-jovex-light-4353795368

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme