Përshkrimi
Pozicion Vakant: Menaxhere Blerjesh ( F)
Në bashkëpunim me Brunes Group
Lokacioni: Brunes Showroom, Autostrada Tiranë–Durrës
Orari: Full Time| 08:30-17:00
Brunes Group , një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura në industrinë e arredimit dhe ndërtimit në Shqipëri me mbi 850 punonjës, po zgjerohet me një pozicion të ri Menaxhere Blerjesh ( F).
Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme.
Detyrat
Çfarë do të bëni?
- Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm.
- Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët.
- Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta.
- Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor.
- Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet.
- Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve.
- Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh.
- Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
- Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit.
- Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin ideal:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
- Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
- Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar
këtu ose apliko nga duapune.com.
Çfarë ofrojmë:
- Një mundësi unike për të përfaqësuar një markë lider globale në fushen e mobilimit dhe arredimit
- Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë nga Brunes Group
- Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-blerjesh-brunes-at-albaniangarment-4353034740
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 14/01/2026 · Skadon 19/01/2027