Posto punë

Ballina / Punët / Medical Sales Representative

Medical Sales Representative

Trimed Healthcare

Punë Tiranë Shqipëria Industria farmaceutike

Përshkrimi

Përshkrimi:

Profili i Trimed Healthcare :  Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike. Vendndodhja : Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10.

Pozicioni i punës:  Përfaqësues Mjekësor (MedRep) për Zonën e Tiranës; Lushnjes & Berat

Departamenti : Komercial

Sektori : Marketing

Detyrat:

Përmbledhja e Pozicionit:

  • Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut.
  • Përgjegjësitë e tij / saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra.
  • Pjesa me e madhe e kontakteve të tij / saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore.
  • Misioni i tij / saj është të arrijë dhe tejkalojë Targetin e Shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese tek klientët (partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Trimed Healthcare.
  • Ai / ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde te larta etike.

Kualifikimet:

Çfarë kërkojmë?

  • Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm;
  • Patentë: Klasi B;
  • Njohje e mire e gjuhës angleze;
  • Përvojë pune të sukseshme;
  • Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar;
  • Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup;
  • Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;

Çfarë ofrojmë?

  • Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi;
  • Mjete pune të përshtashme për të kryer punën;
  • Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale;

Shënime:

Për të aplikuar për ketë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike

trimed@trimed.com.al

Vakanca shpallur me dt. 14 .03.2026

https://trimed.com.al/privacy-policy-sq

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-at-trimed-healthcare-4389197605

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme