Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Manager

Marketing Manager

EB INVEST

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EB Investment, në emër të një klienti të saj, është në kërkim të një Menaxheri Marketingu për të udhëhequr zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut që rrisin prezencën e markës dhe performancën në treg.

Përgjegjësitë kryesore

  • Hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të marketingut në përputhje me strategjinë e përgjithshme të
  • kompanisë.
  • Administrimi dhe optimizimi i buxhetit të marketingut, duke garantuar efikasitet maksimal të investimeve (ROI).
  • Kryerja e analizave të tregut, konkurrencës dhe trendeve të industrisë për identifikimin e mundësive të reja të zhvillimit.
  • Konceptimi, koordinimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut në kanale tradicionale dhe digjitale.
  • Udhëheqja, motivimi dhe zhvillimi profesional i ekipit të marketingut.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes për rritjen e performancës komerciale.
  • Menaxhimi dhe konsolidimi i identitetit, reputacionit dhe pozicionimit të markës.
  • Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin mbi performancën dhe KPI-të.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Minimum 5 vite eksperiencë në marketing, me së paku 2 vite në pozicion menaxherial.
  • Njohuri të thelluara në marketing strategjik dhe digjital.
  • Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe analizën e performancës.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrjeje.

Ofrohet

  • Ambient profesional dhe mbështetës.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
  • Paketë konkuruese financiare dhe benefite të tjera.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 09.03.2026. Sigurohuni që të përfshini “Menaxher Marketingu” në subjektin e email-it.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-manager-at-eb-invest-4374286764

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme