Posto punë

Ballina / Punët / Kordinator/e

Kordinator/e

IPACK Group

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kërkojmë Koordinator/e Operacional për Fabrikë

Po kërkojmë një person praktik dhe të organizuar, i cili do të merret me menaxhimin e porosive të shitjeve dhe koordinimin e punës ditore në fabrikë.

Detyrat kryesore:

  • Mbajtja dhe ndjekja e porosive të shitjeve nga momenti i konfirmimit deri në realizim
  • Blerja dhe sigurimi i materialeve ndihmëse të nevojshme për zbatimin e porosive
  • Komunikimi i vazhdueshëm me furnitorët dhe ndjekja e afateve
  • Hartimi dhe organizimi i planit ditor të punës në fabrikë
  • Koordinimi me stafin e prodhimit për realizimin në kohë të porosive

Çfarë kërkojmë:

  • Eksperiencë pune në fabrikë ose ambient prodhimi (e domosdoshme)
  • Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi kohe
  • Aftësi komunikimi dhe ndjekje të detajeve
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur

Ne ofrojmë:

  • Pagesë fikse + bonuse sipas performancës
  • Stabilitet dhe perspektivë afatgjatë
  • Ambient pune praktik dhe bashkëpunues

Nëse mendon se je i përshtatshëm për këtë pozicion, dërgo CV-në.

Faleminderit dhe presim të lidhemi me profesionistë të motivuar!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kordinator-e-at-ipack-group-4356519829

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme