Posto punë

Ballina / Punët / Juriste (DATON Construction)

Juriste (DATON Construction)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania Daton Construction  kërkon të punesojë një:  Jurist/e

Detyrat

  • Hartimi i kontratave të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë (Kontrate pune, Sipërmarrje,Shitblerje, Huaje, Huapërdorje, Qiraje, Porosie, Leasing, Franchising, Bashkëpunimi etj).
  • Përgatitja e dokumentacionit ligjor të shoqërisë lidhur me organizimin e brendshëm të shoqërisë (Urdhëra, Vendime, Kërkesa, Njoftime, Rregullore etj).
  • Ndjekja e procedurës së rekrutimit të punonjësve duke filluar nga publikimi i vendeve te punës në portale të ndryshme, kryerja e intervistave me kandidatët, kryerja e procesit te punesimit dhe largimit nga puna të punonjësve sipas kerkesave që kërkon legjislacioni në fuqi.
  • Ndjekja e procedurave të ndryshme pranë Institucione Shtetërore duke hartuar dhe plotësuar dokumentacionin e kërkuar për përfaqësimin e shoqërisë dhe zgjidhjen e problematikave.
  • Përgatit dhe depoziton në QKB të gjitha aktet tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë.
  • Kryen dhe ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për perfitimin e lejeve dhe licencave në kuader të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përgatitja e dokumentacionit juridik për përfaqësim në Institucione Publike apo Private si dhe drejtuar palëve të treta.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore,ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
  • Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme.
  • Mbajtja e kontakteve me Klientët, Insitucione Shtetërore dhe Private.
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.

Kualifikimet

  • Të kete perfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vite ne nje kompani ndertimi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e detyrueshme).
  • Të kete njohuri mbi programet kompjuterike të paketës office.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe të jetë bashkëpunues/e në grup.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës dhe të jetë i/e vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Të jetë e motivuar dhe e përgjegjëshme gjatë orarit të punës.
  • Të mbrojë të drejtën intelektuale të kompanise dhe të gjithë informacionin që do t'i jepet nga Kompania.
  • Mosha e preferuar mbi 25 vjeç.

Ofrohen :

  • Kushte të mira pune
  • Pagë e kenaqshme

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/juriste-daton-construction-at-dm-consulting-services-4328000641

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme