Posto punë

Ballina / Punët / Junior Project Manager

Junior Project Manager

Center for Sustainability and Innovation Albania - SUSALB

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Po kërkojmë të zgjerojmë ekipin në Shqipëri.

Te SUSALB po angazhohemi në sektorin e elektromobilitetit për të zhvilluar teknologji të menaxhimit smart, me fokus edhe drejt zgjidhjeve inovative për tranzicionin energjetik.

Në këtë rrugëtim kemi fituar edhe projektin tonë të parë European Innovation Action , SOLAR MOVE (2025–2029) , një hap i rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve tona:

https://solar-move.eu/

Për këtë arsye, po kërkojmë një profil që dëshiron të punojë në projekte ambicioze europiane , por edhe të kontribuojë aktivisht në zhvillimin e biznesit në Shqipëri .

Aftësitë dhe cilësitë që kërkojmë:

  • Project Management

  • Data Science dhe përvojë programimi në Python

  • Aftësi të forta analitike dhe kapacitet për të punuar me të dhëna dhe statistikë të aplikuar

  • Stil pune i strukturuar dhe i besueshëm, me nivel të lartë përgjegjësie personale

  • Mendësi praktike dhe gatishmëri për t’i çuar detyrat deri në përfundim

  • Anglishte shumë e mirë, si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal

  • Profil energjik dhe i pasionuar pas fushës së teknologjisë së zgjuar

  • Pikë shtesë nëse keni aftësi zhvillimi biznesi, organizative dhe komunikimi.

Ky rol është i përshtatshëm për dikë që ka energji, iniciativë, dëshirë për të mësuar dhe ambicie për të qenë pjesë e projekteve me ndikim real në sektorin e energjisë dhe elektromobilitetit.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email me CV në "support@susalb.com" deri më 30/04/2026 .

Ju lutem, bashkë me aplikimin, përfshini edhe pagën e dëshiruar për këtë pozitë .

Më shumë mbi SUSALB:

https://www.susalb.com/

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/junior-project-manager-at-center-for-sustainability-and-innovation-albania-susalb-4403835109

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 18/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme