Përshkrimi
Detyrat & Përgjegjësitë kryesore:
· Regjistrimi i Faturave: Hedhja e faturave të blerjes (materiale ndërtimi, shërbime nënkontaktorësh) në sistemin financiar.
· Rakordimi i Magazinës: Monitorimi i lëvizjeve të inventarit dhe përputhshmëria e fletë-hyrjeve me faturat përkatëse.
· Ndjekja e Kostove: Ndihmë në alokimin e kostove sipas projekteve specifike (preventivave) të ndërtimit.
· Rakordimi me Furnitorët: Komunikimi periodik me furnitorët për rakordimin e detyrimeve dhe mbylljen e mbetjeve.
· Mbështetje në Arkivë: Mirëmbajtja e dokumentacionit financiar dhe arkivimi i rregullt i mandateve dhe dokumenteve bankare.
· Asistencë në Raportim: Ndihmë për financierin senior në përgatitjen e pasqyrave mujore dhe raporteve të TVSH-së.
Kërkesat & Kualifikimet:
· Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
· Eksperiencë pune 2-3 vjet.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
· Njohja e programeve financiare (si Financa 5, Alpha Web, etj.) përbën përparësi .
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e email good_with_people_@outlook.com.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/junior-economist-at-good-with-people-4400445903
Kërkesat
Niveli: junior
Publikuar 16/04/2026 · Skadon 19/01/2027