Posto punë

Ballina / Punët / INXHINIER GJEODET

INXHINIER GJEODET

Salillari LTD

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Kompania  “SALILLARI Sh.p.k”,

Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI Sh.p.k”

 aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

Kompania  "SALILLARI shpk"

 kërkon të punësojë  INXHINIER GJEODET.

DETYRAT KRYESORE:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni pune, është realizimi i detyrave për zbatimin e rilevimeve topografike speciale që kerkojnë mjete dhe organizim të vecantë, punime topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbështetëse dhe qëndrueshmëri terrenesh, si dhe përpunime volumesh.

KRITERET KRYESORE:

  • Të ketë diplomë për Inxhineri Ndërtimi: Gjeodezi.
  • Të njohë dhe të punojë programet Gjeodezike, AutoCad, Microsoft Office.
  • Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Gjeodezisë, Krahasim përpunim volumesh. Preferohet të ketë experiencë në përdorimin e Instrumentit Top Con (Trimble, Laika, etj.), Zbatimin e rrugëve, Rilevim, Projektim.
  • Të zotërojë gjuhën angleze
  • Të zotërojë patente klasi B

APLIKIMI:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al , ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +35569 408 30 30.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-gjeodet-at-salillari-ltd-4408828215

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme