Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Elektronik

Inxhinier Elektronik

ATRONIX

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Inxhinieri Elektronik është përgjegjës për të projektuar, zhvilluar, vlerësuar, përshtatur, instaluar, mirëmbajtur sistemet dhe komponentët elektronikë, qarqet dhe sistemet e përdorura për sistemet e komunikimit, transportit, aplikacioneve të tjera industriale etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Projekton, inspekton, teston dhe përditëson sistemet elektronike, komponentët, pajisjet dhe softuer-ët.
  • Koordinon me Inxhinierët, profesionistë të tjerë, si dhe klientët për të siguruar që projektet të përfundojnë sipas afateve, specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar.
  • Sigurohet që të gjitha pajisjet dhe produktet përmbushin rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë.
  • Vëzhgon proceset ekzistuese dhe realizon rekomandime për përmirësimin e tyre.
  • Zhvillon procedura efektive për mirëmbajtjen, testimit dhe kontrollin e cilësisë.
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së paisjeve.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të proceseve të punës.
  • Monitoron proceset, sistemet, stafin dhe identifikon probleme, të cilat i raporton te CEO.
  • Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacionet e marra.
  • Përditësohet vazhdimisht me ndryshimet dhe progresin në fushën e inxhinierisë elektronike.
  • Realizon prezantime dhe përfaqëson kompaninë në konferenca, panaire, etj.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplome baxhelor për Inxhinieri Elektronike, preferohen kandidatë me Diplome Master.
  • Të ketë eksperiencë pune, minimumi 1 ose 2 vite;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në përgatitjen e raporteve teknike.
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektronike;
  • Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
  • Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare;
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
  • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
  • Angazhim në projekte ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve globale të industrisë së prodhimit elektronik.

Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park''.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" .

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektronik-at-atronix-4417609820

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme