Përshkrimi
Je i/e apasionuar pas mësimdhënies dhe teknologjisë ?
Edumind Academy po zgjeron ekipin akademik dhe kërkon instruktorë të motivuar dhe të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.
Rreth Edumind
Edumind Academy është një institucion arsimor i specializuar në Teknologjinë e Informacionit (IT) , i përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor dhe praktik për fëmijë, adoleshentë dhe studentë. Ne zhvillojmë programe të strukturuara dhe të orientuara drejt aftësive reale të tregut , duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimin praktik në fusha si programimi, zhvillimi i uebit dhe teknologjitë moderne. Misioni ynë është të fuqizojmë brezin e ri me kompetenca digjitale të forta dhe t’i përgatisim ata për sukses akademik dhe profesional në botën e teknologjisë.
Pozita: Instruktor (On-site)
Instruktori në Edumind Academy do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore, ofrimin e mbështetjes akademike për nxënësit, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të përmbajtjes mësimore, në dy lokacionet tona në Çair dhe Saraj (Shkup).
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore efektive dhe të strukturuara
- Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas programeve përkatëse
- Udhëheqja dhe mentorimi i nxënësve në projekte individuale dhe grupore
- Monitorimi dhe vlerësimi i progresit të nxënësve
- Ofrimi i feedback-ut konstruktiv dhe mbështetjes akademike
- Administrim dhe menaxhim profesional i klasave të caktuara
- Bashkëpunimi me ekipin akademik për përmirësimin e metodologjisë dhe përmbajtjes
- Pjesëmarrja në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional për përditësim me teknologjitë e reja
Kriteret e Aplikimit
Kriteret varen nga programi trajnues që do të zhvillohet:
- Trajnimi "Bota e IT-së për Fëmijë" (për moshat 8–12 vjeç)
- Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara në: Scratch, App Inventor, Code.org
- Njohuri të mira në Python
- Njohuri në platforma të dizajnit digjital si: Canva, Adobe Express (ose të ngjashme)
- Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.
- Trajnimi "Bazat e Uebit" (për moshat 13-16 vjeç)
- Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara në: HTML, CSS, JavaScript, SQL, C#, .NET
- Njohuri në React ose framework-e të ngjashme përbëjnë avantazh
- Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.
Aplikimi:
Të interesuarit ftohen të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes.
Burimi: https://mk.linkedin.com/jobs/view/instructor-at-edumind-academy-4442717789
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 20/07/2026 · Skadon 19/01/2027