Posto punë

Ballina / Punët / Head of Training

Head of Training

Kastrati

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni i punës : Head of Training

Vendodhja : Tiranë

Kastrati Group , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Head of Training . Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës:

Head of Training është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të trajnimit dhe zhvillimit në kompani. Ky rol siguron që programet e trajnimit të jenë të harmonizuara me objektivat strategjike të kompanisë dhe të mbështesin zhvillimin profesional të punonjësve në të gjitha nivelet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Strategjia e Trajnimeve

  • Zhvillon strategjinë vjetore të trajnimit në përputhje me objektivat e Kastrati Group.
  • Identifikon nevojat për trajnim përmes analizës së performancës, rekomandimeve të menaxherëve etj.
  • Harton politika, standarde dhe procedura për menaxhimin e trajnimeve në nivel grupi.

Soft Skills Development

  • Harton dhe implementon programe trajnimi për aftësi të buta: komunikim, shërbim ndaj klientit, bashkëpunim, lidership, menaxhim emocionesh, menaxhim konflikti, etj.
  • Organizon workshop-e dhe sesione ndërvepruese për zhvillimin e kompetencave të stafit dhe menaxherëve.

On-the-Job Trainings

  • Zhvillon manuale, udhëzues operacionale dhe materiale praktike për trajnime në vendin e punës.
  • Siguron implementimin e standardizuar të on-the-job training në të gjitha departamentet dhe njësitë e kompanisë.
  • Monitoron procesin e trajnimit në terren dhe mbështet trajnuesit e brendshëm në realizimin e programeve efektive.

Menaxhimi i Programeve të Trajnimit

  • Harton kalendarin vjetor të trajnimeve dhe siguron realizimin e tyre sipas planifikimit.
  • Koordinon trajnues të brendshëm dhe bashkëpunon me trajnues të jashtëm kur është e nevojshme.
  • Zhvillon materiale, prezentime dhe manuale të dedikuara për çdo program trajnimi.

Matja dhe Raportimi i Performancës

  • Ndjek pjesëmarrjen, përfundimin dhe efektivitetin e trajnimeve përmes KPI-ve të përcaktuara.
  • Analizon të dhënat e trajnimeve.
  • Harton raporte të rregullta për menaxhmentin mbi progresin dhe impaktin e trajnimeve.

Menaxhimi dhe Udhëheqja e Ekipit

  • Drejton ekipin e trajnimeve duke mbështetur rritjen profesionale të secilit anëtar.
  • Trajnon dhe mentoron trajnuesit e brendshëm për të siguruar cilësi dhe konsistencë në trajnime.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsimi i lartë në Menaxhim, Psikologji, Shkenca Sociale, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në Training & Development, në role të ngjashme drejtuese.
  • Eksperiencë e provuar në soft skills training dhe programe on-the-job.
  • Eksperiencë në menaxhim ekipesh dhe projekteve ndërdepartamentale.
  • Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim në të dyja gjuhët (shqip/anglisht).

Lloji i punësimit:

  • Full-time

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/head-of-training-at-kastrati-4352723242

Kërkesat

Niveli: c level

Publikuar 12/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme