Posto punë

Ballina / Punët / Growth & Social Media Manager

Growth & Social Media Manager

LoveAlbania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

LoveAlbania.al nuk është më thjesht një platformë promovimi turistik.

Po transformohemi nga një blog turizmi në një kompani AI dhe partner strategjik për bizneset e turizmit dhe restorantet në Shqipëri.

Me mbi 3 vite analizë të dhënash, eksperiencë reale në industri dhe një qasje të re të bazuar në Inteligjencën Artificiale, po ndërtojmë një model ku:

  • Përmbajtja nuk është thjesht estetikë
  • Marketingu nuk është thjesht postim
  • Promovimi nuk është thjesht shpenzim

Love Albania është një laborator rritjeje për turizmin shqiptar — duke e bërë marketingun më të matshëm, më efektiv dhe më pak të kushtueshëm.

Operojmë nga një ambient kreativ në Tiranë që përfshin:

  • Studio podcast
  • Sallë eventesh
  • Komunitet aktiv
  • Platformë digjitale në rritje

Misioni ynë është të ndryshojmë mënyrën si promovohen bizneset e turizmit në Shqipëri.

Përshkrimi i Rolit:

Po kërkojmë një Growth & Social Media Manager në Tiranë (full-time, on-site).

Ky rol nuk është për dikë që thjesht poston. Është për dikë që ndërton rritje.

Personi do të jetë përgjegjës për:

  • Menaxhimin dhe rritjen e pranisë sonë në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera
  • Ndërtimin e strategjive mujore të përmbajtjes
  • Transformimin e artikujve dhe analizave në formate sociale me impakt
  • Krijimin e Reels, Stories dhe formateve kreative
  • Përdorimin e AI për optimizim dhe prodhim përmbajtjeje
  • Analizimin e metrikave dhe punën me KPI konkrete
  • Testimin e ideve dhe optimizimin e vazhdueshëm
  • Rritjen organike të reach dhe engagement
  • Zbatimin dhe menaxhimin e strategjive për klientët (me bonus performance)

Roli do të mbulojë gjithashtu edhe njësitë e tjera të biznesit në ambient (evente, podcast, komunitet).

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e provuar në Social Media Marketing
  • Aftësi në optimizimin e performancës së mediave sociale (SMO)
  • Mendësi e orientuar drejt rritjes dhe rezultateve
  • Aftësi për të punuar me KPI dhe objektiva të matshëm
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi
  • Eksperiencë në ndërtimin e strategjive të përmbajtjes për audienca të ndryshme
  • Njohuri në analiza dhe përdorimin e mjeteve për matjen e performancës
  • Aftësi në fotografi, videografi ose dizajn grafik (avantazh)
  • Interes për turizmin dhe teknologjinë
  • Autonomi, kreativitet dhe strukturë në punë

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/growth-social-media-manager-at-lovealbania-4375550322

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme