Posto punë

Ballina / Punët / Financiere

Financiere

Sherbime Biznesi AMSH - Accounting Office

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Zyrë Kontabiliteti AMSH po kërkon të zgjerojë stafin në pozicionin Financiere.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

·       Përgatit Pasqyrat Financiare periodike sipas nevojave të klientit dhe ato vjetore sipas legjislacionit fiskal & kontabël;

·       Deklarimet në sistemin tatimor online;

·       Regjistron të gjitha transaksioet e aktivitetit (Blerjet, shitjet , arkat, bankat, listepagesa, kontabilizimet mujore etj);

·       Mirëmban llogarinë e klientit në e-filing dhe në self-care;

·       Rakordim të pagesave;

·       Rakordim i palëve të treta;

·       Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;

·       Ndjek të gjitha detyrat e mirëmbajtjes së mardhënies se shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera;

·       Përgjegjëse për mbajten e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor;

·       Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;

·       Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës;

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë;
  • Të ketë eksperiencë minimum 3 vite;
  • Eksperienca në zyrë kontabiliteti përbën avantazh;
  • Të jetë e update-uar me ligjet e fundit tatimore;
  • Të dijë shumë mire Planin Kontabël të Llogarive;
  • Të dijë shumë mirë Skemat Kontabël për cdo transkasion të regjistruar;
  • Të jetë e komunikueshme dhe e gatshme për t‘iu përgjigjur kërkesave të klienteve;
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;

Për aplikime mund të dërgoni Cv-në në adresën e email-it humanresources@amsh.io , duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.

Ju mirëpresim!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financiere-at-sherbime-biznesi-amsh-accounting-office-4354319468

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme