Përshkrimi
Albel Sa kerkon kandidate per pozicionin Financier/e.
Detyrat
- Rregjistrimin e faturave të shitjes dhe blerjes dhe regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara nga kompania dhe legjislacionit fiskal në fuqi;
- Kontrolli i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me lëvizjet e materialeve;
- Kontrolli i detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara;
- Rishikon në mënyrë periodike llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Ndjekja e detyrimeve të furnitoreve/nënkontraktoreve duke bërë të mundur rakordimin midis palëve;
- Përpilimin e listpagesës sipas legjislacionit fiskal;
- Çdo detyrë tjetër administrative që mund ti caktohet nga departamenti i Financës.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, preferohet Dega Financë;
- Të këtë eksperience si ekonomist/e jo më pak se 2 vite.
- Të përdorë mirë programin AlphaWeb dhe paketën MS Office;
- Të njohë shumë mirë legjislacionin tatimor;
- Të jetë i komunikueshëm dhe te bashkëpunojë në grup;
- Të këtë inisiativë të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese;
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-albel-sa-at-ecommerce-albania-4414071943
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 22/05/2026 · Skadon 19/01/2027