Posto punë

Ballina / Punët / Finance Officer

Finance Officer

EME ASHENSOR GROUP

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EME ASHENSOR GROUP SH.P.K

operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler

në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.

POZICIONI I PUNËS: NDIHMËS FINANCIERE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Dep.Financës

  • Regjistrimi ne programin Alpha web i faturave blerje/shitje, autofatura karburanti (Shqiperi/Kosove)
  • Kontroll i detajuar i te dhenave te faturave te blerjeve dhe komunikimi me personat e stafit EME qe kane bere blerjet, si edhe mbajtja e nje databaze per materialet e punes te blera per stafin
  • Regjistrimi i veprimeve bankare derdhje/terheqje (Shqiperi/Kosove)
  • Kontrolli dhe regjistrimi i veprimeve te arkes, arketime/pagesa (Shqiperi/Kosove)
  • Rakordimi i dietave te paguara per punonjesit me ditet efektive te punes.
  • Regjistrimi i fleteve doganore import/eskport (Shqiperi/ Kosove)
  • Shperndarja e sakte e kostove (transport/taksa doganore etj) per secilin artikull (ashensore/pjese kembimi) (Shqiperi/ Kosove)
  • Identifikimi i sakte i kostove te tjera te lidhura me njesite e shitura, bazuar ne shpenzimet/blerjet e kryera nga furnitoret vendas
  • Ndjekja dhe regjistrimi i shpenzimeve te kryera per mirembajtjen e automjeteve (Shqiperi& Kosove)
  • Ndjekja dhe informimi i perdoruesve te automjeteve lidhur me afatet e pagesave te siguracioneve, taksave, kolaudimit
  • Monitorimi i shpenzimeve te karburantit/telefonit te kryera nga punonjesit EME
  • Monitorimi dhe pergatitja e raporteve lidhur me levizjet e kryera nga punonjesit me automjetet e punes, nepermjet programeve perkatese te GPS (Shqiperi & Kosove)
  • Regjistrimi ne kohe reale i kontratave te nenshkruara me klientet/ furnitorin Schindler ne databazen ekzistuese
  • Pergatitje e raporteve te ndryshme periodike dhe rakordime me zyren kontabel.

Dep.Mirëmbajtjes

  • Leshimi i faturave te mirembajtes dhe pjeseve te kembimit si dhe regjistrimi/kontabilizimi i tyre ne programin "Alpha Web",

  • Regjistrimi i importeve/eksporteve dhe çelja e artikujve te rinj ne programin "Alpha Web",

  • Plotesimi i tabelave permbledhese te importeve ( blerje, free of charge, etj

    ),

  • Ndjekja mujore e situacionit te pagesave/detyrimeve dhe mbajtja e kartelave te klienteve,

  • Mbajtja ditore e veprimeve me Arken ( hyrjet/daljet

    ).

  • Mbajtja e kontabilitetit ditor dhe mujor te karburantit ( tabelat permbledhese te rezultatit mujor

    ).

KUALIFIKIMET

·        Te kete perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise (preferohet dega Finance).

·        Te kete njohuri mbi programet kompjuterike dhe ato financiare, preferohet Alpha Web.

·        Te kete eksperienc pune minimalisht 2 vite.

·        Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (e detyrueshme.)

·        Te keter aftesi te mira ne komunikim dhe te jete bashkepunues/e ne grup.

·        Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes dhe te jete i/e vemendshem ndaj detajeve.

·        Te jete i/e motivuar dhe i/e pergjegjshem gjate orarit te punes.

·        Te mbroje te drejten intelektuale te kompanise dhe te gjithe informacionin qe do t’i jepet nga kompania.

·        Mosha e preferuar mbi 25 vjeç.

VENDI I PUNËS

Në Zyrë; Lagjja nr.3, Sheshi Iliria, Qendra EGT Kati i 10-të

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-officer-at-eme-ashensor-group-4364529516

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme