Posto punë

Ballina / Punët / Drejtor/e Marketingu

Drejtor/e Marketingu

ASEL Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni:  Drejtor/e Marketingu

Kompani lider në fushën e Distribucionit kërkon të punësojë Drejtor Marketingu, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin, drejtimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut me qëllim rritjen e shitjeve, forcimin e markës dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve.

Ky rol kërkon vizion strategjik, aftësi drejtuese dhe kuptim të thellë të tregut të shpërndarjes dhe konsumit.

Ofrojmë

  • Pozicion drejtues me rol strategjik në kompani
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës
  • Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi
  • Përfshirje direkte në vendimmarrjen e kompanisë

Përgjegjësitë kryesore

  • Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të marketingut të kompanis
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet e konsumatorit
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjes për rritjen e volumit të shpërndarjes
  • Menaxhon fushatat promocionale, ofertat dhe aktivitetet B2B & B2C
  • Zhvillon dhe forcon imazhin e markës në treg
  • Menaxhon buxhetin e marketingut dhe monitoron performancën e fushatave
  • Drejton ekipin e marketingut dhe agjencitë e jashtme
  • Raporton periodikisht tek menaxhimi mbi rezultatet dhe KPI-t

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Marketing, Biznes, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë minimale 5 vite në marketing, preferohet në kompani shpërndarjeje ose FMCG
  • Eksperiencë në pozicion drejtues (menaxher / drejtor)
  • Njohuri shumë të mira të marketingut strategjik dhe operacional
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe vendimmarrjeje
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi
  • Njohuri të marketingut digjital përbëjnë avantazh

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-e-marketingu-at-asel-albania-4357472996

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme