Posto punë

Ballina / Punët / Drejtor mirembatjeje

Drejtor mirembatjeje

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Përshkrimi

Pozicioni: Drejtor Mirembatjeje

Departamenti: Shërbime Teknike dhe Operacionale

Raporton tek: Administratori i Përgjithshëm

Nën mbikëqyrje direkte:

  • Përgjegjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes
  • Përgjegjësi i Sektorit të Gjelbërimit

🎯 Qëllimi i Pozicionit:

Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet operacionale që lidhen me mirëmbajtjen dhe gjelbërimin në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar efikasitet, cilësi dhe përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore.

Drejtori është gjithashtu përgjegjës për identifikimin, regjistrimin, analizën dhe prezantimin grafik të të gjitha proceseve të mirëmbajtjes, si ato të zakonshme ashtu edhe ato të jashtëzakonshme , si dhe për analizën dhe rritjen e të ardhurave të këtyre sektorëve përmes shërbimeve të tjera.

✅ Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

1. Menaxhimi i Sektorit të Mirëmbajtjes

  • Drejton dhe monitoron punën e stafit teknik dhe të përgjegjësit të sektorit.
  • Siguron zbatimin e rregullt të planit të mirëmbajtjes së zakonshme për instalimet elektrike, hidraulike, ashensorë, fasada, ndriçim etj.
  • Organizimi dhe ndjekja e ndërhyrjeve të jashtëzakonshme , emergjencave ose problematikave të pazakonta në terren.

2. Menaxhimi i Sektorit të Gjelbërimit

  • Planifikon punët e gjelbërimit, mbjelljet sezonale, krasitjet, ujitjen dhe trajtimet me pesticide.
  • Monitoron cilësinë e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në zonat e përbashkëta.
  • Përcakton standardet estetike dhe teknike për zonat e gjelbërta të çdo objekti.

3. Regjistrimi dhe Evidentimi i Proceseve Teknike

  • Ndërton dhe mirëmban regjistrin e mirëmbajtjes teknike (zakonshme dhe jashtëzakonshme).
  • Siguron që çdo ndërhyrje të regjistrohet me: datë, vendndodhje, llojin e ndërhyrjes, kostot dhe ekipi përkatës.
  • Analizon të dhënat dhe identifikon problematika që përsëriten apo zona kritike.

4. Analiza dhe Raportimi me Grafiqe

  • Harton raporte periodike (muaj, tremujor, vit) mbi mirëmbajtjen, duke përfshirë:
  • Numrin e ndërhyrjeve
  • Kategoritë më të shpeshta të defekteve
  • Kosto totale dhe mesatare për ndërhyrje
  • Prezanton grafiqe vizuale (p.sh. bar chart, pie chart, trend line) për t’i bërë analizat të kuptueshme për menaxhmentin.

5. Zhvillimi i Propozimeve për Përmirësim

  • Sugjeron zgjidhje për të reduktuar ndërhyrjet e përsëritura dhe për të rritur efikasitetin.
  • Punon ngushtësisht me drejtuesit e tjerë për projekte investimi që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës.

6. Menaxhimi i Inventarit dhe Furnizimeve

  • Kontrollon menaxhimin e materialeve, veglave dhe pajisjeve nga stafi teknik.
  • Siguron që sektori të jetë i pajisur në mënyrë efektive për të përballuar ndërhyrjet në kohë reale.

7. Zbatimi i Standardeve të Sigurisë dhe Ligjshmërisë

  • Monitoron që të gjitha ndërhyrjet të kryhen në përputhje me normat teknike dhe të sigurisë në punë.
  • Kontrollon përputhshmërinë me kërkesat e ligjit Nr. 55/2025 dhe aktet përkatëse.

8. Analiza Ekonomike dhe Zhvillimi i Shërbimeve

  • Analizon të ardhurat dhe kostot e sektorit të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në mënyrë periodike.
  • Harton raporte financiare bazuar në të dhënat e faturimit, kuotave të shërbimit dhe shpenzimeve.
  • Identifikon mundësi për rritjen e të ardhurave përmes:
  • Zgjerimit të shërbimeve ekzistuese (p.sh. kontrata me klientë të rinj jashtë portofolit aktual).
  • Krijimit të shërbimeve të reja (p.sh. mirëmbajtje teknike për biznese të vogla, dizajn i gjelbërimit për kompani, kujdes sezonal për hapësira publike etj.).
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjeve për të strukturuar paketa shërbimesh shtesë për klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Sugjeron përmirësime në mënyrën e ofrimit të shërbimeve, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së tyre në treg.

🎓 Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara:

Kërkesa

Përshkrimi

Edukimi

Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike, Mekanike, ose fusha të ngjashme

Eksperienca

Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ

Njohuri teknike

Të thelluara për sistemet elektrike, hidraulike, ventilim, ashensorë, struktura, gjelbërim

Njohuri në analizë

Aftësi për të ndërtuar dhe interpretuar grafiqe teknike dhe raporte të detajuara

Aftësi menaxheriale

Drejtim ekipesh, delegim, vendimmarrje në situata kritike

Soft Skills

Komunikim i mirë, punë në grup, organizim dhe përgjegjësi e lartë

IT

Njohuri shumë të mira në Excel (grafiqe, tabela), Word, platforma raportimi

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@sdinvest.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Adresa:  Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-mirembatjeje-at-agikons-4355727853

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme