Përshkrimi
Drejtor i Shitjeve të Reklamave (Advertising Sales Director)
Qëllimi i Pozicionit
Drejton strategjinë komerciale të Media Vizion Sh.a., me fokus maksimizimin e të ardhurave nga reklamat televizive dhe digjitale, sponsorizimet, projektet speciale, partneritetet komerciale dhe formatet e integruara të komunikimit. Udhëheq ekipin e shitjeve, zhvillon marrëdhënie strategjike me klientët dhe agjencitë mediatike, si dhe siguron arritjen e objektivave komerciale të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore
· Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve dhe planin vjetor të të ardhurave.
· Zhvillon dhe zgjeron portofolin e klientëve strategjikë dhe marrëdhëniet me agjencitë e reklamave.
· Identifikon mundësi të reja biznesi dhe burime alternative të të ardhurave.
· Maksimizon shitjen e inventarit publicitar dhe mbikëqyr strategjinë e çmimeve.
· Vendos dhe monitoron objektivat e ekipit përmes KPI-ve të qarta, duke analizuar rezultatet dhe ndërmarrë masa për përmirësim.
· Bashkëpunon ngushtë me Marketingun, Programacionin, Digitalin dhe Financën për zhvillimin e produkteve reklamuese, sponsorizimeve dhe monitorimin e performancës financiare.
Kërkesat për Pozicionin
· Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Minimumi 7 vite eksperiencë në shitje ose zhvillim biznesi, me të paktën 3 vite në rol drejtues.
· Eksperiencë në industrinë e medias, reklamës ose komunikimit përbën avantazh.
· Aftësi të shkëlqyera negociuese, analitike dhe financiare.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Profili që kërkojmë
Lider me orientim të fortë drejt rezultateve, mendim strategjik dhe komercial, aftësi për zhvillim biznesi, negociim në nivel ekzekutiv dhe menaxhim efektiv të ekipit.
Treguesit Kryesorë të Performancës (KPI)
• Realizimi i planit të të ardhurave nga reklamat.
• Rritja e klientëve strategjikë dhe e të ardhurave nga partneritetet.
• Shfrytëzimi optimal i inventarit publicitar.
• Rritja dhe rinovimi i kontratave me klientët.
• Performanca dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e plotë, së bashku me informacion mbi arsimin dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit hr@vizionplus.tv
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.Duke dërguar CV-në në adresën e mësipërme, kandidati pranon që Vizion Plus TV të përpunojë të dhënat personale të paraqitura, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
Bëhuni pjesë e Vizion Plus TV dhe kontribuoni në ndërtimin e një mjedisi pune ku njerëzit dhe talenti vlerësohen dhe zhvillohen.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-i-shitjeve-dhe-reklamave-at-vizion-plus-4438482590
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 16/07/2026 · Skadon 19/01/2027