Posto punë

Ballina / Punët / Digital Multimedia Designer (Graphic & Motion)

Digital Multimedia Designer (Graphic & Motion)

Apex Smart Solutions

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një Digital Multimedia Designer

që nuk është thjesht një "ekzekutues", por një bashkëpunëtor kreativ. Nëse ti di ta kthesh një koncept marketingu në një eksperiencë vizuale që "godet", je i shkathtë në terren, ti po na kërkon ne dhe ne po të kërkojmë ty.

  • Je "Visual Storyteller":

    Nuk bën thjesht dizajne, por krijon narrativa. E kupton menjëherë brief-in dhe di si ta përkthesh në video, animacion apo grafikë.

  • Je Proaktiv & Autodidakt:

    Nëse një program i ri del sot, ti e zotëron nesër. Nuk pret të të trajnojmë, por na tregon ti ne se cilat janë trendet e fundit.

  • Je "All-in-one":

    Ndihesh njëlloj komod si duke montuar një video komplekse në zyrë, ashtu edhe duke komanduar një dron apo aparat profesional në terren.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Konceptim & Ekzekutim:

    Përthithja e strategjisë së marketingut dhe krijimi i materialeve vizuale (static & motion).

  • Motion Graphics & Video Editing:

    Krijimi i animacioneve 2D/3D dhe montimi i videove (Reels, TikTok, Ads) me ritëm dhe estetikë "high-end".

  • Xhirime në Terren:

    Realizimi i përmbajtjes vizuale (foto/video) në pika shitjeje apo klinika, duke menaxhuar dritën, kuadrin dhe kompozimin.

  • Iniciativë Kreative:

    Propozimi i formateve të reja vizuale për fushatat, duke sjellë ide që rrisin angazhimin dhe konvertimin.

Aftësitë që duhet të zotërosh (Skills):

  • Eksperiencë në Agjenci:

    Minimumi 2-3 vite eksperiencë në agjenci marketingu ose menaxhim fushatash komplekse.

  • Software Mastery:

    Adobe Creative Suite ( After Effects, Premiere Pro, Illustrator, Photoshop

    ).

  • Multimedia Gear:

    Njohuri në përdorimin e aparateve profesionale.

  • Drone Pilot (Plus):

    Aftësia për të realizuar video me dron do të konsiderohet një avantazh.

  • Syri Kritik:

    Njohuri të thella në tipografi, teori ngjyrash dhe kompozim vizual.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Liri totale kreative – ne vlerësojmë rezultatin, jo metodën.
  • Punë me brende dinamike që kërkojnë inovacion të vazhdueshëm.
  • Ambient ku iniciativa jote shpërblehet dhe idetë e tua marrin jetë.

Kushtet e Punës :

  • Paga:

    Konkurruese (mbi mesataren e tregut) për profilin e duhur.

  • Orari:

    10:00 – 18:00

    (E hënë – E premte).

  • Fundjava:

    E shtuna dhe e diela PUSHIM.

  • Zhvillimi:

    Trajnime të vazhdueshme profesionale.

  • Vendndodhja:

    Zyra moderne te Kompleksi Usluga

    , Rruga "Reshit Petrela" (Pranë Stacionit të Trenit), Tiranë.

Si të aplikosh?

Mos na dërgo vetëm një CV të thjeshtë. Ne duam të shohim se çfarë je i aftë të bësh. Dërgo CV-në dhe Portofolin në: lori.c@apexsmartsolution.al Ose më shkruaj direkt këtu në LinkedIn DM .

Shënim: Aplikimet pa portofol nuk do të merren parasysh.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/digital-multimedia-designer-graphic-motion-at-apex-smart-solutions-4401652458

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme