Posto punë

Ballina / Punët / Customer Support / Technical Support (Full-Time)

Customer Support / Technical Support (Full-Time)

Strowberry Code

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Customer Support Specialist (B2B SaaS) – HotelBee

HotelBee  është një platformë profesionale për menaxhimin e hoteleve (Hotel Management Software), e dizajnuar për të optimizuar operacionet, rezervimet, faturimin dhe raportimin në industrinë e mikpritjes.

Si pjesë e fazës sonë të zgjerimit, jemi në kërkim të një  Customer Support Specialist  me profil profesional dhe orientim ndaj klientit për të mbështetur partnerët tanë hotelierë.

Roli

Ky pozicion është kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë B2B. Kandidati ideal do të jetë pika kryesore e kontaktit për hotelet që përdorin platformën HotelBee.

Përgjegjësitë

  • Ofrimi i suportit profesional për klientët përmes email, telefon dhe platformave online
  • Onboarding dhe trajnim i klientëve të rinj në përdorimin e sistemit
  • Identifikimi dhe zgjidhja e çështjeve teknike të nivelit të parë
  • Koordinimi me ekipin teknik për raste më komplekse
  • Monitorimi i kënaqësisë së klientëve dhe përmirësimi i eksperiencës së tyre
  • Dokumentimi i proceseve dhe feedback-ut nga klientët

Kualifikimet

  • Eksperiencë në Customer Support, SaaS ose industri të ngjashme B2B
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim
  • Njohuri të mira teknologjike dhe aftësi për të mësuar sisteme të reja shpejt
  • Anglisht e avancuar (e detyrueshme)
  • Përparësi për kandidatët me eksperiencë në hoteleri ose PMS software

Çfarë ofrojmë

  • Pozicion në një kompani në rritje në sektorin e teknologjisë për hoteleri
  • Ambient profesional dhe kulturë performance
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në role Account Management / Client Success
  • Pagesë konkurruese + skemë bonus bazuar në performancë

 Lokacioni: Tirane

 Aplikimet dërgohen në: cv@strowberrycode.com

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/customer-support-technical-support-full-time-at-strowberry-code-4375528057

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme