Posto punë

Ballina / Punët / Construction Site Manager

Construction Site Manager

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Jemi duke kërkuar një Drejtor Kantieri për një nga bashkëpunëtorët tanë në Rajonin e Jugut.

Përmbledhje e pozicionit

Drejtori i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin e plotë teknik dhe organizativ të projektit në terren, duke siguruar zbatimin korrekt të punimeve sipas projektit, standardeve të ndërtimit dhe afateve të përcaktuara.

Detyrat kryesore

  • Menaxhon dhe ndjek ecurinë e punimeve në kantier sipas grafikut të projektit
  • Siguron zbatimin e punimeve sipas projekteve të miratuara dhe standardeve teknike
  • Bashkëpunon në përgatitjen dhe kontrollin e buxhetit të projektit
  • Kontrollon dhe miraton situacionet mujore të punimeve
  • Organizon dhe menaxhon stafin teknik dhe ndan detyrat në kantier
  • Monitoron cilësinë e punimeve dhe siguron respektimin e standardeve të ndërtimit
  • Përgatit raporte periodike mbi progresin e projektit
  • Menaxhon kontratat, ndryshimet dhe dokumentacionin teknik të projektit
  • Zgjidh problematika teknike në bashkëpunim me ekipin dhe sipërmarrësit
  • Siguron dokumentimin e plotë të të gjitha fazave të projektit
  • Vlerëson performancën e stafit dhe propozon zhvillime ose ndryshime sipas nevojës

Kualifikime

  • Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi
  • Mbi 5 vite eksperiencë në ndërtim/kantier
  • Aftësi të forta menaxhuese, organizative dhe teknike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi
  • Njohuri në CAD, MS Project, Excel
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë tjetër avantazh)
  • Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh

Orari:

  • E Hënë - E Premte: 07:30 ~ 16:00

  • Pushimi i drekës: 30 min

  • E Shtunë: Pushim i alternuar

  • E Diel: Pushim

Te interesuarit te dergojne cv ne adresen Aviola.isufi@ktc.al ose ne numrin 0694093986.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-site-manager-at-kalaja-talent-consulting-4412735270

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme