Posto punë

Ballina / Punët / Chemical Engineer

Chemical Engineer

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Dekoll sh.p.k.

 është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat  PintoColor

 dhe produktin e polisterolit  Termax

.

Pozicion vakant: ​Inxhinier Kimist

Të menaxhojë dhe monitorojë proceset kimike të prodhimit, duke garantuar cilësi të lartë të produktit, efikasitet operacional dhe respektim të standardeve teknike dhe të sigurisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

​

  • Monitorimi dhe kontrolli i proceseve kimike gjatë prodhimit.
  • Sigurimi i zbatimit korrekt të formulave dhe parametrave teknikë.
  • Kryerja e analizave laboratorike për kontrollin e cilësisë së lëndëve të para dhe produktit final.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në linjën e prodhimit.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve për rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove.
  • Hartimi i raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
  • Bashkëpunimi me departamentin e mirëmbajtjes, logjistikës dhe kontrollit të cilësisë.
  • Trajnimi i stafit të prodhimit mbi procedurat teknike kur është e nevojshme.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/chemical-engineer-at-brunes-group-4364726235

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme