Posto punë

Ballina / Punët / Arkitekt/e Zbatimi

Arkitekt/e Zbatimi

Progeen Construction

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k . është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Arkitekt/e Zbatimi

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit:

Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, të paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve dhe të materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon përputhjen e punimeve arkitekturore në kantier me projektin e miratuar
  • Mbikëqyr realizimin e detajeve të fasadës, veshjeve të brendshme, lyerjeve dhe finiturave
  • Konsulton dhe ndihmon në përzgjedhjen e materialeve në terren sipas specifikimeve të projektit
  • Kontrollon ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialeve për të reduktuar mbetjet dhe optimizon koston e zbatimit
  • Identifikon mospërputhjet gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje teknike në koordinim me projektuesit dhe mbikëqyrësit
  • Përgatit dhe dorëzon As Built Drawings për punimet arkitekturore të realizuara
  • Ndihmon ekipin e QA/QC për inspektimet e cilësisë së punimeve arkitekturore
  • Siguron që zbatimi të jetë në përputhje me standardet e kërkuara të projektit
  • Ndjek procesin e instalimit të elementeve dekorativë, fasadës dhe finiturave të brendshme
  • Raporton për progresin e punimeve arkitekturore dhe dokumenton çdo ndryshim të kryer në terren
  • Bashkëpunon me inxhinierët e strukturës dhe MEP për koordinimin gjatë zbatimit

Kualifikimet dhe aftësitë:

Edukimi : Diplomë në Arkitekturë

Eksperienca : Eksperiencë pune mbi 5 vite si arkitekt/ e në zbatim

  • Të ketë aftësi kreative dhe organizative
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë
  • Njohuri të mira për programet si: AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi

Përfitimet:

  • Ambienti mikpritës dhe dinamik
  • Përfshirje në projekte sfiduese
  • Mundësi për rritje profesionale
  • Për personat me banim në Tiranë transporti ofrohet nga kompania

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit ) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

“ Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Arkitekturës

Vendodhja: Durrës

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-zbatimi-at-progeen-construction-4428929594

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 22/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme