Posto punë

Ballina / Punët / Architect

Architect

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

KLAR.  është në kërkim të një  Arkitekt/e Projektues.

Detyrat:

  • Harton struktura, vizatime dhe plane teknike në përputhje me kërkesat e investitorit dhe qëllimet e projektit.
  • Harton masterplane urbanistike, duke marrë parasysh kontekstin territorial dhe zhvillimin afatgjatë.
  • Zbaton njohuritë e tij mbi legjislacionin tekniko-ligjor dhe ndjek me përpikëri procedurat për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit teknik.
  • Projekton dhe planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektonik dhe ndjek nga afër fazën e zbatimit të ndërtimit.
  • Harton skica paraprake përmes software të specializuara të projektimit (si AutoCAD, Revit, SketchUp, etj.), duke krijuar imazhe, rendera dhe fotomontazhe të objektit të ndërtimit.
  • Përgatit dhe finalizon projektin përfundimtar me të gjithë përbërësit teknikë dhe grafikë.
  • Prezanton projektet për investitorët, klientët apo institucionet përkatëse, duke përcjellë qartë vizionin dhe funksionalitetin e zgjidhjes arkitektonike.
  • Përpunon dhe përshtat projektin e miratuar sipas kërkesave të reja apo kushteve shtesë që mund të dalin gjatë rrugës.
  • Harton albume shitjesh që përfshijnë të dhëna teknike dhe pamje vizuale të çdo njësie përkatëse të objekteve individuale, me qëllim përdorimin në fushatat e marketingut dhe shitjes.

Kualifikimet:

  • Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
  • Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
  • Njohuri në gjuhën angleze.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV & Portfolio në email-in: burimenjerezore@klar.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-klar-sh-p-k-4374249513

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme