Posto punë

Ballina / Punët / Agjent Terreni

Agjent Terreni

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Agjent Terreni

Brunes sh.p.k., kompani lider në tregtimin e materialeve të ndërtimit, hidrosanitareve dhe produkteve për ambiente të jashtme, është në kërkim të një Agjenti Terreni energjik dhe të motivuar për të zgjeruar rrjetin e saj të klientëve dhe për të promovuar linjën e produkteve outdoor.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në terren
  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve outdoor tek klientët ekzistues dhe potencialë
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre
  • Arritja e objektivave mujore të shitjeve
  • Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe performancën në terren
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
  • Patentë drejtimi (kategori B)
  • Njohuri bazë të produkteve outdoor përbëjnë avantazh
  • Nivel i mirë organizimi dhe orientim drejt rezultateve

Ofrohen:

  • Bonus bazuar në performancë 💰
  • Makinë në përdorim 🚗

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-terreni-at-brunes-group-4399740614

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 14/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme