Posto punë

Ballina / Punët / Web Designer/ Web Master

Web Designer/ Web Master

Xpert Marketing

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i pozicionit

Web Designer/ Web Master do të jetë përgjegjës për krijimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e faqeve web për klientët e agjencisë, duke siguruar një eksperiencë të shkëlqyer për përdoruesin dhe performancë të lartë.

Detyrat kryesore

• Dizajnon dhe zhvillon faqe web (landing pages, corporate websites, e-commerce).

• Mirëmban dhe përditëson faqet ekzistuese të klientëve.

• Siguron që faqet të jenë responsive dhe user-friendly në çdo pajisje.

• Optimizon faqet për shpejtësi dhe performancë UX/UI, SEO dhe GEO.

• Implementon ndryshime sipas kërkesave të klientëve dhe ekipit të marketingut.

• Menaxhon hosting, domain dhe çështje teknike bazë.

• Bashkëpunon me designers, videografet dhe account managers për projekte të integruara.

Kualifikimet dhe kërkesat

• Eksperiencë në web design / web development.

• Njohuri shumë të mira në platforma si WordPress, Webflow, Shopify (ose të ngjashme).

• Njohuri bazë në HTML, CSS, JavaScript.

• Njohuri në UX/UI design dhe strukturim të faqeve.

• Njohuri në SEO, GEO dhe optimizim performance.

• Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.

• Mendim analitik dhe zgjidhje problemesh teknike.

• Njohuri të gjuhës angleze.

Çfarë ofrohet

• Ambient dinamik dhe inovativ

• Projekte të ndryshme me klientë nga industri të ndryshme

• Mundësi zhvillimi profesional dhe specializimi

• Pagesë konkurruese sipas eksperiencës

• Hapësirë për kreativitet dhe ide të reja

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/web-designer-web-master-at-xpert-marketing-4442536520

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme