Posto punë

Ballina / Punët / Web Copywriter

Web Copywriter

AlbCaptions

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Rreth AlbCaptions

AlbCaptions është platformë AI për transkriptimin dhe titrimin e videove, e ndërtuar posaçërisht për shqipen, në çdo dialekt.

Përdoret nga content creator-a, video editor-a dhe redaksi që përpunojnë orë të tëra material çdo javë.

Tani po lançojmë versionin e ri të platformës, me një editor të ri, përkthim, krijim klipesh, transkriptim live, plugin për Premiere dhe një platformë të dedikuar për ekipe dhe biznese.

Roli

Po kërkojmë një copywriter freelance për tekstet e website-it të ri.

Puna përfshin dy faqet kryesore, një për përdoruesit individualë dhe një për bizneset, si edhe faqen e çmimeve, FAQ-të dhe “Rreth nesh”.

Strukturën dhe draftet e para i kemi gati. Na duhet dikush që di t’i marrë këto materiale dhe t’i kthejë në copy të qartë dhe të mprehtë.

Çfarë do të bësh

  • Rishkruan copy-n e website-it në shqip për dy audienca: content creator-a dhe video editor-a, me një ton të drejtpërdrejtë, dhe drejtues redaksish e kompanish, me një ton më të qartë dhe profesional
  • Kthen funksionalitete teknike, si ndarja e folësve, eksporti në .srt dhe kuotat e ekipit, në copy që kuptohet menjëherë
  • Shkruan headline, copy për butona dhe FAQ
  • Punon ngushtë me ne ndërsa ndërtohet dizajni, që copy dhe dizajni të funksionojnë mirë bashkë
  • Merr pjesë në 1 deri në 2 raunde feedback-u dhe rishikimesh

Çfarë kërkojmë

  • Shqipja si gjuhë amtare dhe shkrim shumë i pastër, me ndjeshmëri për mënyrën si flitet dhe shkruhet si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë
  • Portfolio me punë për website-e, produkte digjitale ose marka. Eksperienca me tech ose SaaS është plus
  • Aftësi për të shkruar shkurt dhe për ta bërë një ide të qartë me sa më pak fjalë
  • Anglishte e mirë për të lexuar brief-e, referenca dhe materiale të tjera
  • Respekt për afatet dhe gatishmëri për të marrë feedback dhe për ta zbatuar

Si funksionon

  • Kontratë freelance për projekt, me pagesë fikse
  • Punë online, me takime në Tiranë kur është e nevojshme

Si të aplikosh

Dërgo një email tek hello@albcaptions.com :

  1. 2 deri në 3 shembuj të punëve të tua
  2. Çmimin për projektin ose tarifën për orë

Punë në distancë: Po

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4465595191/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme