Posto punë

Ballina / Punët / Video Editor (Arketing)

Video Editor (Arketing)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Arketing është një agjenci marketingu performance me bazë në Tiranë, me më shumë se gjashtë vite eksperiencë në gjenerimin e rezultateve me ndikim për klientët tanë. Të specializuar në Meta Advertising, ne gjithashtu ofrojmë një sërë shërbimesh përfshirë Graphic Design, Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, Zhvillimin e Uebfaqeve, Xhirimin dhe Montazhin e Videove.

Jemi një ekip i vogël por dinamik, i përkushtuar për të ndihmuar bizneset e vegjël dhe të mesme të rriten, dhe po kërkojmë një Video Editor/e të talentuar për video të shkurtra (Short-Form) që t'i bashkohet ekipit tonë.

Çfarë po kërkojmë:

Kërkojmë një profesionist/e kreativ/e dhe me vëmendje ndaj detajeve, i/e cila specializohet në short-form content për mediat sociale. Ju kuptoni përbërësit kyç të një videoje të suksesshme "hooks" (kapjen e vëmendjes), përmbajtjen me vlerë dhe CTA-të bindëse, si dhe jeni të aftë në krijimin e videove që ndihmojnë pronarët e bizneseve të promovojnë dhe shesin shërbimet e tyre. Idealisht, keni gjithashtu njohuri në video shooting dhe njohuri bazë në "color grading".

Pagesa:

  • 80,000 - 100,000 lekë neto
  • Te interesuarit te kontaktojne ne numrin :+355 69 579 9218

Përgjegjësitë :

  • Të editoni short form videos për biznese në industri të ndryshme, të optimizuara për platformat e mediave sociale.
  • Të bashkëpunoni me Menaxheren e Rrjeteve Sociale për të prodhuar dhe edituar video të shkurtra për klientë në industri të ndryshme si Real Estate, E-commerce, Klinika Turizmi Dentar, Hotele, Restorante etj.
  • Të siguroheni që të gjitha videot të jenë në përputhje me brandin dhe të dorëzohen në kohë.

Kërkesat:

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në video editing tools si: Adobe Premiere Pro, DaVinci ose AfterEffects (jo CapCut).
  • Njohuri të strukturës së videove të shkurtra, përfshirë hooks, value delivery dhe CTA-të.
  • Njohuri të platformës Higgsfield.ai (përbën avantazh).
  • Aftësi organizative dhe precize në punë.
  • Përkushtim ndaj konsistencës dhe respektimi i afateve.
  • Entuziast/e për rritje personale dhe profesionale.
  • Të ketë komunikim të mirë dhe dëshirë për punë në skuadër.

Pse të na bashkoheni?

  • Bëhuni pjesë e një ekipi pasionant dhe inovativ.
  • Punoni në një mjedis mbështetës që vlerëson kreativitetin dhe rritjen.
  • Mbulojmë shpenzimet e kurseve për të mbështetur zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
  • 20 ditë leje vjetore të paguar për çdo vit kalendarik.
  • Festat zyrtare pushim.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4474961727/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/10/2026 · Skadon 05/12/2026

Punë të ngjashme