Posto punë

Ballina / Punët / Underwriter i Lartë – Kredi Biznesi/ Senior Business Loan Underwriter

Underwriter i Lartë – Kredi Biznesi/ Senior Business Loan Underwriter

iute Albania

Punë Tiranë Shqipëria Ekonomi, financë, kontabilitet

Përshkrimi

Raportimi direkt: Chief Risk Officer (CRO)

Qëllimi i Pozicionit

Underwriter-i i Lartë për Kredi Biznesi është përgjegjës për analizën dhe vlerësimin e pavarur të aplikimeve për kredi biznesi, me fokus në identifikimin dhe menaxhimin e riskut kreditor. Roli përfshin monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mjeteve dhe parametrave të vendimmarrjes për kredi, si dhe mirëmbajtjen e Manualit të Riskut të Kredisë së Biznesit. Pozicioni kërkon balancimin e objektivave të rritjes së biznesit me standardet e menaxhimit të riskut, duke garantuar vendimmarrje profesionale, të pavarur dhe të bazuar në analiza të mirëfillta.

Përgjegjësitë Kryesore

1. Vlerësimi dhe Underwriting i Kredive të Biznesit

•    Analizon dhe vlerëson aplikimet për kredi biznesi (analizë financiare, operacionale, garanci, histori krediti etj.).

•    Merr vendime miratimi/refuzimi/kushtëzimi brenda limiteve të deleguara të autoritetit.

•    Përgatit rekomandime të argumentuara për kreditë që kalojnë limitin e autoritetit individual, drejt komiteteve përkatëse të kreditit.

2. Koordinim me Departamentin Komercial

•    Shërben si pika kryesore e kontaktit e Riskut për aplikimet e paraqitura nga ekipet Komerciale/Sales.

•    Siguron kohë përgjigje efikase, pa kompromentuar cilësinë e analizës së riskut.

•    Komunikon qartë arsyet e vendimeve dhe kushtet e nevojshme për miratim.

•    Kontribuon me perspektivën e riskut që në fazat e para të zhvillimit të produkteve/proceseve të reja për kreditë e biznesit.

3. Monitorimi i Risk Features dhe Performancës së Portofolit

•    Monitoron performancën e vazhdueshme të treguesve/karakteristikave të riskut të përdorura në modelet dhe kriteret e vlerësimit të kredive të biznesit.

•    Identifikon devijime, trende negative ose përkeqësim të cilësisë së portofolit.

•    Rekomandon rregullime të kritereve/politikave, bazuar në analizën e performancës.

4. Menaxhimi i Loan Decision Engine

•    Propozon ndryshime/optimizime të motorit të vendimmarrjes automatike, sipas cilësisë aktuale të portofolit në bashkëpunim me CRO-n dhe ekipet e e departamentit komercial dhe ate te menaxhimit te produkteve.

•    Kryen teste dhe simulime përpara implementimit të ndryshimeve në “Loan Decision Engine”.

5. Menaxhimi i Manualit të Riskut të Kredisë se Biznesit

•    Mban dhe përditëson rregullisht Manualin e Riskut të Kredisë për kredi biznesi, duke garantuar që ai reflekton politikat, procedurat dhe praktikat aktuale.

•    Siguron përputhshmërinë e manualit me kërkesat rregullatore dhe standardet e brendshme të governancës.

•    Komunikon dhe trajnon stafin përkatës mbi ndryshimet në manual.

6. Raportim dhe Komunikim me CRO

•    Raporton rregullisht (mujor/tremujor) te CRO mbi cilësinë e portofolit, performancën e riskut dhe rekomandimet përkatëse.

•    Ngre alarme të hershme (early warning) te CRO në rast identifikimi të risqeve të reja ose përkeqësimi të portofolit.

•    Kontribuon në raportet e riskut Komitetin e Riskut, kur kërkohet.

7. Governancë, Compliance dhe Menaxhim Risku

•    Vepron në përputhje të plotë me kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar dhe politikat e brendshme të kompanisë.

•    Ruan pavarësinë e gjykimit profesional dhe i qëndron presionit nga struktura komerciale për të miratuar kredi jashtë kritereve të riskut.

•    Kontribuon në auditime të brendshme/të jashtme dhe inspektime rregullatore lidhur me kreditë e biznesit.

Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar

·        Diplomë në Financë, Ekonomi, Bankë ose fusha të ngjashme.

·        Minimumi 5 vite përvojë në analizë kredie, underwriting ose risk kredie.

·        Përvojë në vlerësimin e kredive për SME.

·        Njohuri mbi riskun kreditor, scorecards, decision engines dhe kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar.

·        Aftësi shumë të mira në Excel; njohuritë në SQL dhe Python përbëjnë avantazh.

·        Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aftësi dhe Kompetenca Kyçe

·        Aftësi për të analizuar informacionin dhe për të marrë vendime të mira.

·        Integritet profesional dhe gjykim i pavarur.

·        Komunikim dhe bashkëpunim shumë i mirë me ekipet e tjera.

·        Kujdes ndaj detajeve dhe organizim i mirë i punës.

·        Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një mjedis dinamik.

Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre tek jobs@iute.al deri ne daten 15.09.2026.

Duke derguar CV tuaj tek adresa jobs@iute.al , ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar (Link – Politika e Privatesise se Rekrutimit https://iute.al/politika-e-privatesise-dhe-kushtet/politika-e-privatesise-se-rekrutimit/

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4459210941/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 31/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme