Posto punë

Ballina / Punët / Telesales Specialist

Telesales Specialist

Digicom Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i pozicionit

Digicom kërkon të punësojë Loyalty Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për rinovimin e kontratave të klientëve ekzistues, identifikimin e mundësive për përmirësimin e paketave dhe rritjen e vlerës komerciale të klientëve.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kontaktimi proaktiv i klientëve ekzistues, kontratat e të cilëve po i afrohen përfundimit, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit.
  • Menaxhimi dhe realizimi i procesit të rinovimit të kontratave brenda afateve të përcaktuara.
  • Prezantimi dhe negocimi i ofertave për rinovim, në përputhje me politikat dhe objektivat e kompanisë.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e paketave ekzistuese dhe promovimi i paketave me vlerë të shtuar për klientët. ( upselling ).
  • Trajtimi i kundërshtimeve dhe adresimi i nevojave të klientëve përmes zgjidhjeve të përshtatshme, për të garantuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me klientët.
  • Regjistrimi i komunikimeve dhe përditësimi i të dhënave në sistemet përkatëse.

Kërkesat:

  • Diplomë Universitare.
  • Eksperienca në shitje, shërbim ndaj klientit ose telemarketing përbën avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
  • Aftësi për të identifikuar nevojat e klientëve dhe për të propozuar zgjidhje komerciale.
  • Aftësi të mira organizative dhe njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike.
  • Njohuri të gjuhëve të huaja.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4476424036/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 13/10/2026 · Skadon 12/12/2026

Punë të ngjashme