Përshkrimi
OMNES Agency , në emër të një klienti të saj, kërkon të punësojë Teknologe për t’iu bashkuar ekipit profesional të kompanisë.
📍 Vendndodhja: Tiranë
🚗 Punë në terren & vizita pranë klientëve
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
- Vizita të rregullta pranë klientëve të kompanisë.
- Prezantimi dhe shpjegimi profesional i karakteristikave dhe përdorimit të produkteve të miellit.
- Ofrimi i mbështetjes teknike për bukëpjekësit gjatë procesit të prodhimit.
- Identifikimi dhe analizimi i problematikave që mund të shfaqen gjatë prodhimit.
- Sugjerimi i zgjidhjeve teknike dhe praktike për përmirësimin e procesit.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
✅ Kërkesat:
- Njohuri teknike në fushën e teknologjisë ushqimore, veçanërisht në industrinë e bukës dhe produkteve të miellit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur problematika teknike.
- Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të punuar drejtpërdrejt me klientët.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
- Preferohen kandidate femra.
🌾 Nëse ke njohuri teknike, komunikon mirë dhe të pëlqen puna dinamike në terren dhe kontakti me klientët, kjo mundësi është për ty!
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 20/08/2026 · Skadon 19/01/2027