Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Rekrutimi

Specialist/e Rekrutimi

MEGATEK S.A

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

MEGATEK

, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself”

në Shqipëri, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Rekrutimi

Qëllimi i Pozicionit:

Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i procesit të rekrutimit nga fillimi deri në përfundim;
  • Publikimi dhe administrimi i njoftimeve të punës në kanale të ndryshme rekrutimi;
  • Kërkimi aktiv dhe identifikimi i kandidatëve potencialë;
  • Screening dhe intervistimi i kandidatëve;
  • Organizimi dhe koordinimi i intervistave me drejtuesit e departamenteve;
  • Mbajtja dhe përditësimi i databazës së kandidatëve;
  • Ndjekja e procesit të punësimit dhe dokumentacionit përkatës;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi proceset e rekrutimit;
  • Bashkëpunimi me drejtuesit për përcaktimin e profileve dhe kërkesave për pozicionet vakante;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Minimumi 4 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në kompani me mbi 300 punonjës .
  • Preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme .

Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare, preferohet në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve;
  • Mendim analitik dhe proaktiv;
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit;
  • Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1) ;
  • Njohuri shumë të mira të MS Office;

Çfarë ofron Megatek

  • Ambient pune profesional dhe dinamik;
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë;
  • Trajnime të vazhdueshme;

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4454120282/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 20/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme