Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e i Burimeve Njerëzore (Infinity Investment)

Specialist/e i Burimeve Njerëzore (Infinity Investment)

Ecommerce-Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Në kompaninë Infinity Investment Group, ne sjellim së bashku një grup të larmishëm ekspertësh të industrisë Gaming, ku secili kontribuon për krijimin e projekteve të jashtëzakonshme të kazinove në hotelet me 5 yje, në Shqipëri. Kompania jonë shpall të hapur aplikimet për pozicionin HR Specialist .

Përmbledhja e Pozicionit:

HR Specialist do të mbështesë dhe menaxhojë proceset kryesore të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, trajnimet, administrimin e stafit, vlerësimin e performancës dhe koordinimin me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit.

Detyrat

  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve të rinj.
  • Ndjekja e procedurave të onboarding dhe largimit të stafit.
  • Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve të brendshme.
  • Menaxhimi i lejeve, mungesave dhe dokumentacionit të punonjësve.
  • Ndjekja e problematikave të stafit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme.
  • Koordinimi me departamentet për nevojat, performancën dhe çështjet që lidhen me stafin.
  • Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e skemave të bonuseve dhe incentivave.
  • Përgatitja e komunikimeve dhe dokumenteve zyrtare HR.
  • Kujdesi për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në punë.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe çështje të tjera HR.
  • Propozimi i përmirësimeve në proceset HR dhe në menaxhimin e stafit.
  • Organizimi i aktiviteteve të brendshme për stafin, si retreat-e, evente argëtuese dhe aktivitete motivuese për forcimin e bashkëpunimit dhe frymës së ekipit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë eksperiencë në të njëjtin pozicion minimalisht për një periudhë 3 vjeçare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
  • Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
  • Të ketë njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe koordinimi me departamente të ndryshme.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe përgjegjshmëria.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues, pranë ambjenteve të stadiumit Air Albania.

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-i-burimeve-njer%C3%ABzore-infinity-investment-at-ecommerce-albania-4437672483

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 14/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme