Posto punë

Ballina / Punët / Specialiste Finance (RS CONSTRUCTION & ENGINEERING)

Specialiste Finance (RS CONSTRUCTION & ENGINEERING)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

RS CONSTRUCTION & ENGINEERING  kërkon të punësojë një  Specialiste Finance  për të mbështetur menaxhimin financiar të projekteve. Kandidati do të jetë përgjegjës për monitorimin e buxheteve, kontrollin e kostove, përgatitjen e raporteve financiare dhe analizën e performancës së projekteve, duke siguruar zbatimin efikas të proceseve financiare.

RS Construction & Engineering  është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit .

Detyrat

  • Regjistron faturat e blerjeve.
  • Regjistron artikujt në magazinat përkatëse sipas faturave të blerjeve dhe raporton gjendjet.
  • Plotëson kartelat e furnitorëve/kontraktorëve sipas faturave dhe pagesave të kryera nga kompania.
  • Monitoron kartelat e klientëve dhe kujdeset për pasqyrimin e saktë të transaksioneve.
  • Përgatit faturat e shitjes/blerjes në sistemin financiar të kompanisë.
  • Kontrollon situatacionet mujore sipas gjendjes së magazinës dhe faturave të prera për muajin përkatës.
  • Regjistron pagesat bankare.
  • Siguron arkivimin e dokumentacionit financiar dhe administrativ sipas kategorive përkatëse.

Çdo detyrë tjetër financiare dhe administrative që mund t’i caktohet nga departamenti i Financës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Menaxhim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë minimale 3 vite në pozicione ekonomike ose financiare
  • Njohuri të avancuara në paketen MS Office dhe programe të tjera financiare/analitike.
  • Njohuri mbi  Platformën Qendrore të Faturave  dhe sistemet e faturimit/raportimit.
  • E afte te marre pergjegjesi.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar me afate dhe nën presion.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
  • Të jetë person i shkathët, me dëshirë për të mësuar për zhvillim profesional në fushën financiare.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-finance-rs-construction-engineering-at-albaniangarment-4373465708

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 20/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme