Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Finance ne OJF

Specialist/e Finance ne OJF

Job Station Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Specialisti i Finances do të jetë përgjegjëse për menaxhimin dhe monitorimin e proceseve financiare të organizatës dhe projekteve të saj, duke siguruar saktësi, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore, procedurat e organizatës dhe rregullat e donatorëve. Pozicioni kërkon eksperiencë në sektorin OJF dhe njohuri të mira në menaxhimin financiar të projekteve, veçanërisht projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Menaxhon dhe regjistron të gjitha transaksionet financiare të organizatës dhe projekteve.
  • Përgatit dhe monitoron buxhetet e projekteve dhe ndjek realizimin e tyre financiar.
  • Përgatit raporte financiare periodike dhe raporte financiare për donatorët.
  • Siguron që shpenzimet e projektit të jenë në përputhje me buxhetin e miratuar dhe rregullat e donatorëve.
  • Kontrollon dhe administron dokumentacionin mbështetës të shpenzimeve, faturat, kontratat, pagesat dhe dokumentet bankare.
  • Kryen rakordimet bankare dhe kontrollon lëvizjet financiare të organizatës.
  • Bashkëpunon me stafin e projektit për planifikimin, monitorimin dhe raportimin financiar.
  • Përgatit dokumentacionin financiar për auditime dhe kontrolle nga donatorët.
  • Monitoron afatet dhe kërkesat financiare të projekteve të financuara nga BE dhe donatorë të tjerë.
  • Siguron respektimin e procedurave të brendshme financiare dhe kërkesave ligjore.
  • Mbështet përgatitjen e dokumentacionit financiar për aplikime dhe projekte të reja.
  • Mban dhe arkivon në mënyrë të rregullt dokumentacionin financiar dhe të projekteve.
  • Përgatit analiza financiare dhe raporte mbi shpenzimet dhe ecurinë e buxhetit.
  • Bashkëpunon me kontabilistin/auditorin dhe institucionet përkatëse për çështjet financiare.
  • Kryen detyra të tjera financiare dhe administrative në funksion të projekteve dhe organizatës.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • 3-5 vite eksperiencë profesionale në pozicion financiar pranë organizatave jo-fitimprurëse (OJF).
  • Eksperiencë të provuar në menaxhimin financiar dhe raportimin e projekteve, veçanërisht projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohuri të mira në kontabilitet, përgatitjen e buxheteve, raportimin financiar dhe administrimin e dokumentacionit financiar.
  • Njohuri mbi rregullat dhe procedurat financiare të projekteve të BE-së përbën avantazh.
  • Njohuri të mira në Microsoft Office, veçanërisht Excel, dhe programe financiare/kontabiliteti.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4451667130/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme