Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Finance (A.M.G sh.p.k)

Specialist/e Finance (A.M.G sh.p.k)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

A.M.G sh.p.k  e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Kompania kërkon: Specialist/e Finance Senior

Detyrat

  • Fiskalizimi I importeve në platformën selfcare dhe regjistrimii faturave të blerjes lidhur me shpenzimet që ngarkohen në koston e produktit për secilën deklaratë doganore.
  • Rakordimin e furnitorëve të huaj me balancat e dërguara prej tyre.
  • Regjistrimi i faturave të blerjes për shërbimet nga furnitoret vendas, dhe regjistrim fatura shitje.
  • Monitorimi i gjendjes së regjimit doganor.
  • Mirëmbajtje dhe inventarizim asetesh.
  • Kontabilizim dhe sistemim i veprimeve të ndryshme kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Rakordim i marrdhënieve me palët e treta, palë të lidhura, klientë, furnitorë,etj.
  • Regjistrim të transaksioneve për mjetet monetare (arkë/bankë).
  • Verifikim të raporteve me llogaritë përkatëse të lidhura me to.
  • Raportime mujore, tremujore, vjetore.
  • Pjesemarrje në inventarë.
  • Raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë
  • Detyra dhe raporte sipas kërkesës së eprorëve.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet).
  • Më shumë se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në financë.
  • Njohje shumë te mira te standardeve kombëtare të kontabilitetit, legjislacionit tatimor e doganor.
  • Të njohë shumë mirë programin Financë 5.
  • Të njohë shume mire sisteme Navision.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Msc Office.
  • Aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
  • Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve; aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi për tu përshtatur në një ambient dinamik dhe kërkues.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kofedencialitet në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave No.9887,datë 10.03.2008"

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-a-m-g-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4351663093

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme