Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh

Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh

Klimateknika

Punë Tiranë Shqipëria Prodhim

Përshkrimi

Klimateknika Group kërkon të punësojë:

Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC

📍 Vendndodhja: Pran ë Rrethrrotullimi i TEG-ut, Tiranë

🕘 Orari: Me kohë të plotë

Rreth Klimateknika Group

Klimateknika TB2 sh.p.k. është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar në fushën e sistemeve HVAC , e specializuar në projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale për aplikime civile dhe industriale.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë një Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC , me eksperiencë në administrimin dhe koordinimin e proceseve teknike dhe operacionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

• Hapja, përpunimi dhe administrimi i ofertave për klientët ekzistues dhe të rinj.

• Regjistrimi dhe administrimi në sistemin ERP i ofertave për sistemet Split dhe Multi Split .

• Regjistrimi i porosive dhe preventivëve për projekte VRF, Chiller dhe sisteme të tjera HVAC , duke përfshirë pajisje, tubacione, rakorderi, materiale ndihmëse dhe komponentë të tjerë.

• Përditësimi i të dhënave dhe materialeve të projekteve sipas kërkesave të ekipit teknik, duke garantuar saktësinë e kostove dhe dokumentimin e ndryshimeve.

• Koordinimi me departamentet përkatëse për nevojat e materialeve, disponueshmërinë dhe furnizimin në kohë të projekteve.

• Përgatitja e preventivëve për mirëmbajtje, furnizim, furnizim-vendosje, pjesë këmbimi dhe pajisje.

• Finalizimi i ofertave, gjenerimi i dokumentacionit dhe komunikimi me klientët gjatë procesit të prezantimit dhe konfirmimit të ofertës.

• Koordinimi i procedurave për lëshimin e materialeve nga magazina.

• Përgatitja e analizave Pivot , përpunimi i të dhënave dhe hartimi i raporteve periodike.

Kualifikimet e kërkuara

• Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.

• Minimumi 2 vite eksperiencë pune në administrim projektesh, shitje teknike, logjistikë ose menaxhim porosish; eksperienca në sektorin HVAC ose industri teknike përbën avantazh.

• Eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP ; njohja e Odoo përbën avantazh.

• Njohuri të avancuara të Microsoft Excel , përfshirë analiza dhe raportim.

• Njohuri të mira të gjuhës angleze .

• Preferohet mosha mbi 25 vjeç .

Aftësitë që vlerësojmë

• Organizim dhe menaxhim shumë i mirë i kohës.

• Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.

• Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra njëkohësisht.

• Bashkëpunim efektiv me departamente dhe ekipe të ndryshme.

• Aftësi të mira komunikimi me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike.

• Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:

📧 joridahasani@klimateknika.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4469733604/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 24/09/2026 · Skadon 23/11/2026

Punë të ngjashme