Përshkrimi
Pozicion Vakant – Specialiste Blerjesh
Kompania Brunes kërkon të shtojë në ekip një Specialist/e Blerjesh të organizuar dhe me aftësi të mira negociuese, për të menaxhuar proceset e furnizimit dhe bashkëpunimin me furnitorë të huaj.
Nëse jeni një person analitik, i orientuar drejt rezultateve dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani dinamike, ju ftojmë të aplikoni!
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhimi i procesit të porosive dhe ndjekja e furnizimeve
• Komunikimi dhe negocimi me furnitorët
• Kërkimi i produkteve dhe furnitorëve të rinj
• Monitorimi i stokut dhe koordinimi me departamentet përkatëse
• Përgatitja e raporteve dhe dokumentacionit të blerjeve
• Ndjekja e afateve të dorëzimit dhe kushteve kontraktuale
🔹 Kualifikimet e kërkuara:
• Eksperiencë e mëparshme në blerje
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
• Njohuri të gjuhës angleze
• Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
• Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar prioritete
📍 Vendndodhja: Tiranë
Orari: E hene - E premte 08:30 - 17:00
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-blerjesh-at-brunes-group-4411143269
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 14/05/2026 · Skadon 19/01/2027